Të luash me vdekjen, qytetarët në Florida injorojnë paralajmërimet: Bëjnë selfie ndërsa uragani Ian afrohet

schedule18:51 - 28 Shtator, 2022

schedule 18:51 - 28 Shtator, 2022

Qytetarët në Florida kanë rrezikuar jetën në përpjekje për të bërë selfie me dallgët e furishme ndërsa vendi është goditur nga uragani Ian.

Një video e shpërndarë në mediat sociale tregon disa qytetarë, mes tyre edhe fëmijë, që sfidojnë dallgët e rrezikshme “të armatosur” me shkopinj për selfie apo me kamera ndërkohë që era frynte me 96 kmh.

Qytetarët në video sfiduan jo vetëm kushtet e motit por edhe paralajmërimet e policisë lokale që u kishte bërë thirrje që të shmangnin lëvizjet nga shtëpia. Në disa zona po ashtu u bë thirrje edhe për evakuim.

Kujtojmë se uragani Ian do të zbresë në kontenë Charlotte në bregun jugperëndimor të Floridës, potencialisht si një stuhi e kategorisë së pestë. Ian, i cili vetëm kohët e fundit u moderua në një stuhi katastrofike të Kategorisë Katër, ka sjellë me vete erëra me një shpejtësi prej 249 kmh. /abcnews.al/