Jetojnë mbi “arin e zi”, por në varfëri! Me maska dhe pankarta, naftëtarët e Ballshit në grevë urie

schedule20:54 - 28 Shtator, 2020

schedule 20:54 - 28 Shtator, 2020

Pas shumë protestash dhe mos reagim nga ana e qeverisë për pagat e prapambetura, naftëtarët e Ballshit vendosën të nisin grevën e  urisë. Në grevë kanë hyrë disa punëtorë të uzinës mes tyre dhe kreu i sindikatës Sokol Dautaj.

Vendi që zgjodhën është qendra shëndetësore brenda ambienteve të Rafinerisë. Abc News sjell pamjet nga ambientet e brendshme, ku naftëtarët po kalojnë natën e parë të grevës së urisë. Disa prej tyre janë me maska, si masë për mbrojtjen nga Covid-19, ndërsa në murë kanë vendosur pankartat me thirrjet drejtuar shtetit.

Mjediset e grevës ishin gati që prej muajit mars, kohë kur përfundoi greva e parë e urisë. Në fund të shkurtit 10 naftëtarë qëndruan në grevë urie deri në marrjen e dy pagave minimale nga “Bylis dhe Tosk Energy”.

Por askush nuk mori përsipër pagat e prapambetura të viteve të kaluara për 900 naftëtarë duke çuar punonjësit në protesta të vazhdueshme deri në grevën e urisë që nisi këtë fillim jave. /db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!