Të krishterët kremtojnë lindjen e Krishtit në Katedralen e “Shën Palit”

schedule22:36 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 22:36 - 24 Dhjetor, 2021

Në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë ka nisur mesha e Krishtlindjeve. Mesha po drejtohet nga Imzot George Frendo.

Kujtojmë se kjo do të jetë mesha e fundit e Krishtlindjeve për Imzot George Frendo-n. Papa Françesku ka emëruar Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvin e ri të Arqidioqezes Metropolitane Tirane Durrës.

Pas Pashkëve, festa e Krishtlindjeve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjesht simbolike dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se Tij. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!