“Të krijohet një grup ekspertësh”/ Ilir Kulla për shtetin e ri Bektashi: Në parlament, Urdhri Bektashi kalon me shumicë të thjeshtë

schedule20:59 - 26 Shtator, 2024

schedule 20:59 - 26 Shtator, 2024

Ish-kryetari i Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla në emisioni “Real Story” në ABC News foli për propozimin për shtetin e ri Bektashi në Tiranë, propozim që ka sjellë reagime të ndryshme, shumë prej tyre kundër.

Kulla gjatë intervistës në studio, ritheksoi se Kushtetuta nuk preket aspak, megjithatë nënvizoi se duhet të ketë transparencë totale për këtë çështje…

Gjithashtu ai theksoi se është mirë që të zgjidhet një grup ekspertësh për ta trajtuar më me detaje

“Rama bën politikanin dhe gjen një gjë për të tërhequr vëmendjen…Kush thotë që është prekur Kushtetuta duhet të shkojë të lexojë Kushtetutën. Harrojnë që bektashianët kanë dhënë më shumë për krijimin e shtetit shqiptar. Në kohën që jemi sot, them që ka nevojë për transparencë totale…Mund të them që Rama duhet të shmangë arrogancën dhe duhet të ketë një konsultim publik. E mira është të krijojë një grup ekspertësh. Po të jem në vend të Ramës, do të thoja që politika erdhi deri këtu, tani bashkë me bashkësinë fetare do të zgjedhim një grup ekspertësh që do të bëjnë një material për të cilën do të dakordohen të dyja palët do të gjejnë një format dhe do t’i jepet publikut për konsultim…Dhe qeveria e çon në Kuvend, nëse janë votat e voton Kuvendi.

Ylli Doçi: A do të preket sovraniteti shtetëror? Jo. A do të preket barazia?

Ilir Kulla: Do të negociohet në marrëveshje…

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!