“Të kënaqur me shortin”, Baresi: Jemi sulmues, por duhet të përmirësohemi në çdo aspekt

schedule15:56 - 23 Shkurt, 2024

schedule 15:56 - 23 Shkurt, 2024

Mesditën e kësaj të premteje u hodh shorti për raundin e 1/16-ve, të kompeticionit të dytë, më të rëndësishëm për klube, në Evorpë, UEFA Europa League, me “Kuqezinjtë” e Milan, që patën jo pak fat në shortin e tyre, teksa pas eleminimit, të francezëve të Rennes, tashmë do të përballen, me çekët e Slavia Prague.

Një koment të shkurtër mbi kundërshtar çek e bëri edhe “legjenda” e mbrojtjes, së “Djajve” të Milanos, Franco Baresi, i cili përveç se u duk tepër i lumtur, që evitoi një përballje të mundshme, me “Të Kuqtë” e Liverpool, theksoi se ku duhet të përmirësohet më tej, skuadra e teknikut, Stefano Pioli.

“Kishim 50% mundësi të përballeshim me Liverpoolin, kështu që jemi të kënaqur me shortin. Megjithatë, Slavia është një skuadër e fortë dhe fizike, prandaj duhet t’i respektojmë çekët nëse duam të shkojmë larg.

Na vjen keq për humbjen me Rennes, por ndoshta përqendrimi në atë përballje nuk ishte maksimale. Gjë që duhet të ndryshojë nga raundi i ardhshëm. Duhet të jemi të vëmendshëm në të dyja takimet.

Problemet në mbrojtje? Të gjithë duhet të bëjnë më shumë kur pësohen kaq shumë gola. Duhet të vendosim më shumë intensitet në fushë, sepse golat e pësuar vijnë shpesh nga vonesa në mendim.

Nevojitet frymë sakrifice për t’u përmirësuar në mbrojtje. Milani duhet të jetë gjithmonë ambicioz. Duhet të bëjmë maksimumin për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion. Mund të përballemi me këdo nëse jemi në formën tonë më të mirë. Të besojmë deri në fund. Jemi një skuadër sulmuese, por duhet të përmirësohemi në çdo aspekt.

Kemi lojtarë që mund t’u bëjnë keq kundërshtarëve, por nevojitet më shumë bashkim, kompaktësi dhe bindje në cilësitë dhe forcën tonë. Le të shpresojmë që të rikthehen shpejt Kalulu dhe Tomori në mënyrë që Pioli të ketë më shumë alternativa”,- u shpreh ish-kapiteni i Milan, i cili aktualisht mban postin e zv/presidentit të nderit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!