“Të kam borxh momentet më të lumtura”, dedikimi prekës për reperin e njohur tre muaj pas ndarjes nga jeta

schedule10:00 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 10:00 - 8 Dhjetor, 2021

Një postim prekës është bërë në Mad Clip tre muaj pas aksidentit të tmerrshëm me makinë. Ish-partnerja e tij, Katerina, ndau pikëllimin e saj për humbjen e reperit por edhe ndjenjat e forta që ndjeu pavarësisht se ishin bashkë për një kohë të shkurtër.

“Të kam borxh momentet e mia më të lumtura. Ti mungon por je çdo ditë në mendjen dhe zemrën time. Do të bëja gjithçka që të kthehesha pas në kohë dhe të jetoja më shumë momente me ty, sepse takova Madclip-in, por rashë në dashuri me Pjetrin.

Ajo që kishim ishte shumë e veçantë sepse që në moshë të vogël ndjenim ndjenja të ndërsjella admirimi, mbështetjeje dhe lumturie dhe më bëre të besoj se nëse ka vullnet gjithçka është e mundur. Të jetova për pak kohë por sikur të njihja prej vitesh.

Unë pothuajse refuzoj ta pranoj, por ndodhi dhe fatkeqësisht kjo nuk ndryshon. Tani ti je engjëlli im mbrojtës. Shihemi përsëri”, shkroi ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!