“Të kaloj një çikë nga krahu tjetër?”, Kosova: Takimi me Bashën, Rama më hapi derën, Nishani…

schedule18:58 - 8 Maj, 2021

schedule 18:58 - 8 Maj, 2021

Mjeku i njohur Halim Kosova, i cili u la jashtë listave të PD-së për zgjedhjet ka rrëfyer takimet me Lulzim Bashën dhe Edi Ramën para 25 Prillit, ndërsa ka folur edhe për akuzat nga segmente brenda selisë blu pas kritikave të tij të ashpra pak muaj më parë.

Biseda e fundit me Bashën ka qenë para listave, dhe shkova në zyrë dhe i thashë të të bëj një pyetje, ku e kam vendin unë në PD? Këtu ngjit me mua, tha. Po ç’të bëjë aty? E pyeta. Pas datës 25 do ta them, më tha. Po çdo të bëj?

Më tha, do të shkruash kështu relacione dhe gjëra….I thash unë kam ardhur me të thënë që jam me ty, jam me ty, që jam me PD, jam me PD. I thash kam ardhur me të kërkuar leje që të kaloj një cikë nga krahu tjetër ti jap një dorë sistemit shëndetësor? Unë në radhë të parë jam me sistemin e kujdesit shëndetësor dhe shqiptarët” tha ai te News24.

Por nëse Edi Rama i ofron një post në ekzekutiv a do ta pranonte mjeku? “Në bisedën e fundit që kam pasur më tha e ke derën hapur dhe unë këtë kam kërkuar edhe nga Basha”.

Ish-deputeti demokrat kishte një koment edhe për situatën brenda PD-së pas humbjes dhe kërkesën e Bujar Nishanit që Lulzim Basha duhet të largohet.

“PD duhet ti vendosë gishtin kokës se ka disa zgjedhje që i vetmi sebep është që “na i vodhi”. Basha mendoj se do të reflektojë drejtë, pasi do të jetë të mirë të PD-së dhe vendit. Nga shifrat nuk ka humbur PD, por qindra dhe mijëra qytetarë që shpresonin se diçka do të bëhej për ata.

Nishani? Unë po flas pak më në përgjithësi, që të mos godas direkt. Unë do të mendoja që cdo njeri që del në tavolinë para kamerave dhe thotë do të rregulloj PD-në, minimumi është që të shikojë njëherë veten dhe pastaj të thotë do të rregulloj këtë apo atë” përfundoi ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!