Ish-kapiteni i Arsenalit, Patrick Vieira, pranoi se ndjeu keqardhje për mesfushorin me origjinë shqiptar, Granit Xhaka, pasi ky i fundit u hoq nga detyra si kapiten i klubit. Xhaka reagoi ashpër ndaj tifozëve të tij, në sfidën mes Arsenalit dhe Crystal Palace, disa javë më parë.
“Xhaka po kalon një periudhë të vështirë tek Arsenali, por unë mendoj se duhet ta respektojmë për atë që ka arritur me këtë klub dhe sakrificat që ka bërë”, tha fillimisht Vieira. “Është një moment aspak i mirë dhe të jesh kapiten i skuadrës është një detyrë e vështirë në këto rrethana.
Megjithatë, duhet që të gjithë të rrinë të qetë dhe të lejojnë trajnerin Unai Emery të marrë vendimet e duhura”, përfundoi ish-mesfushori i Arsenalit./abcnews.al