Janë konfirmuar 2,274 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të kaluara në Iran, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 60.500, njoftoi të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Kianush Jahanpoor në TV shtetëror.
Ai konfirmoi gjithashtu 136 viktima të tjera duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3.739.
Irani ka numrin më të lartë të të infektuarve me Covid-19 dhe të vdekjeve në Lindjen e Mesme.
Jahanpoor shtoi se 24.237 pacientë deri më tani janë shëruar./abcnews.al