Para dy ditësh nga skuadra e Manchester City u konfirmuan katër raste pozitive, dy pjesë të stafit dhe lojtarët Gabriel Jesus dhe Kyle Walker. Në testimet e radhës klubi i Manchester Cityt njofton se ka të tjerë të infektuar.
Si pasojë, Premier Legaue në akord me dy klubet ka vendosur anulimin e ndeshjes së sotme për Premier League mes Cityt dhe Everton. Vetë “The Cityzens” njoftojnë se qendra stërvitore do të mbyllet deri në një moment të dytë.
E gjithë skuadra do të testohet sërish për të zbuluar nëse ka të tjerë të infektuar dhe të prekurit e konfirmuar do të qëndrojnë në izolim deri në shërimin e plotë të tyre. /abcnews.al