Te Infektivi 26 të shtruar: Rëndohet gjendja e një pacienti, futet në intubim

schedule11:16 - 30 Maj, 2020

schedule 11:16 - 30 Maj, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar 23 raste të reja me koronavirus.  Sipas ISHP prej rasteve të reja dy janë personel shëndetësor.

Ndërkaq, në spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.

Sipas të dhënave të ISHP ditën e djeshme kanë qenë 5 pacientë në terapi intensive, ndërsa sot njëri prej tyre është futur në tubim pasi gjendja e tij duket se është e rëndë.

LEXO EDHE: 23 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, 2 prej tyre personel shëndetësor

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve.

Për herë të parë në hartën Covid është futur edhe Librazhdi, pasi qyteti ishte zonë e gjelbër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           137

Durrës           39

Krujë             16

Shkodër         11

Kamëz            9

Mat                8

Lushnje           6

Berat              2

Fier                 2

Korçë             1

Librazhd          1

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!