Deklarata që reperi Esocabars bëri mbrëmjen e djeshme në “Gjoni’s Black” i hodhi benzinë zjarrit. Duke folur për largimin e tij nga grupi OTR, reperi e cilësoi Noizy-n si të pafytyrë.
“Kur të ndihmon një njeri prej fillimit, me pare, me rroba, me krejt dhe mos me të respektuar, me ta hangër dorën se po i jep bukë me to, është gjynah e nuk ia vlen.”, tha ai.
LEXO EDHE: “Zini është i pafytyrë”, Noizy përplaset me Escobars: Të humb zëri kur përmend emrin tim
Kjo solli reagimin e mënjëhershëm të Noizy-t, i cili përmes një postimi në Instagram, të cilin e fshiu më pas, theksonte se Escobars ishte një mashtrues dhe se kur ka krijuar OTR-në, ai ka qenë 10 vjeç.
“Ti je robi ma fallc në ket toke. Shife veten Kur flet per mu Qysh të hup zoni.”, shkruante ndër të tjera Noizy. Fill pas këtij reagimi të Noizy-t, Escobars i është përgjigjur me një foto me të, krahas së cilës ka shkruar: ““My son/ djali jem @noizy.”