Të huajt zgjedhin Durrësin/ Festat, hotelet të rezervuara nga pushues europiane

schedule15:43 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 15:43 - 25 Dhjetor, 2024

Hotelet e Durrësit janë të prenotuar nga shtetas të huaj përgjatë këtyre ditëve të fundit të vitit që përkojnë edhe me festat. Sipas operatorëve turistik, 80 % e hoteleve janë të rezervuar nga të huajt që preferojnë që festat e fundvitit ti kalojnë në vendin tonë.

Të huajt kanë zgjedhur Durrësin për festat e fundvitit.

Operatorët turistik në këtë qytet  deklarojnë se vitet e fundit ka shtim të rezervimeve ndërsa 80% e tyre vijnë nga të huajt.

Blerim NORJA  thotë se mbizotërojnë  shtetasit nga Bullgaria, Sllovenia ,Italia e Polonia.

Operatoret  turistikë theksojnë se të huajt janë shumë të  tërhequr  nga tradita shqiptare e festimeve  .

Shqipëria ka vijuar të ketë një fluks turistësh  gjatë  këtij viti dhe deri në fund të muajit nëntor  rezultojnë se janë më shumë  se 11 milionë shtetas të huaj  që kanë  hyrë në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!