Të huajt të befasuar nga Porto Palermo/ Kalaja e ndërtuar për Vasiliqinë vizitohet nga rreth 150 turistë

schedule13:46 - 11 Gusht, 2023

schedule 13:46 - 11 Gusht, 2023

Kalaja trekëndore e Ali Pashës në Porto Palermo është ndalesa e qindra pushuesve të huaj e shqiptarë që vizitojnë jugun.

Arkitektura e veçantë dhe historia e dashurisë , që kalaja mbart në vetvete janë arsyet pse tërheq turistë.

Jam nga Franca, dhe është hera e parë që vij në Shqipëri.  Eshtë kënaqësi të zbulosh këtë vend, ne nuk e dinim per kështjellen, por e pamë ndërkohë që po udhëtonim me makinë përkrahë rrugës.  Na tërhoqi vëmendjen arkitektuara, ishte madheshtore, shumë e bukur dhe u kthyhem ta shohim.  Ndjesia që na percolli kur u futem këtu ishte një emocion i gjallë sepse u njohëm me shumë histori këtu” tha njëra prej turisteve.

Të tjerë të huaj mbërrijnë në Porto Palermo, për të vizituar kalë pas sugjerimeve të miqve të tyre.

Ne erdhem nga Gjermania me familjen dhe shoqërinë për herë të parë në Shqipëri, dhe erdhem në këtë kala sepse nëna e mikut tim e vizitoi disa muaj më parë, dhe na tregoj me mbresat me te bukura keshtu qe erdhem edhe ne… Mesuam për historinë e kalasë nga shkrimet shpjeguese, mësuam për muret e larta mbrojtëse, per funksionimin e dhomave dhe gjithe kalasë” u shpreh një tjetër.

Për vizitorët shqiptarë kalaja në thëlb përmban histori. Ndaj e vizitojnë sa herë të munden për t’ju treguar më vegjëlve të familjes historine e Ali Pashës.

“Vazhdimisht e kam bërë plazhin në Himarë ose në Potam dhe kam qenë edhe herë të tjera në kala se më pelqen ky ambjent i bukur, por këtë rradhë kemi ardhur me nipërit që nuk kishin qenë ndonjëherë, dhe desha t’u tregoj se nga vimë ne… kalaja është shumë e bukur, domethënëse, këtu edhe riparimi dhe rikonstruktimi i kalasë është bërë tamam dhe ke qejf kur vjen edhe e viziton kalanë, mbas vizitës mund të vish edhe për plazh këtu afër pastaj mund të hamë edhe një dreke edhe përmbyllim vizitën ton këtu” tha pushuesi shqiptar.

Kalaja e Porto Palermos është një dhuratë e Ali Pashës , për të dashurën e zemrës Vasiliqinë. Mesatarisht 150 turistë ditor vizitojnë kalanë, për historinë e dashurisë, dhe arkitekturën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!