Të huajt, interes për prona/ Vlora preferohet nga turistët edhe për pasuri të paluajtshme

schedule15:02 - 4 Tetor, 2024

schedule 15:02 - 4 Tetor, 2024

Sezoni turistik, regjistruar edhe me numrin e lartë të turistëve të huaj rriti interesin e këtyre të fundit edhe për të patur një pronë në Vlorë.

Kreu i dhomës së tregtisë, Arben Breshani konfirmon se Vlora është qyteti ku të huajt jo vetëm dëshirojnë të kalojnë pushimet, por edhe të investojnë e të blejnë pasuri të paluajtshme.

Edhe pse rritja e interesit, mund të çojë në rritjen e çmimeve, Breshani thotë se çmimet nuk do të rriten më tej.

Sipas Breshanit, italianët jane ata që mbeten edhe me të interesuarit, por nuk mungojnë edhe nga vende te tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!