Të huajt jehonë Shqipërisë në TikTok/ Videot për Shqipërinë më të shikuarat, ia kalojnë Greqisë dhe Italisë

schedule08:36 - 2 Qershor, 2024

schedule 08:36 - 2 Qershor, 2024

Shqipëria nuk po bën jehonë vetëm në mediat tradicionale. Shumë të huaj që zgjedhin vendin tonë për ta vizituar janë informuar nga rrjetet sociale.

Hashtagu Albania në Tik Tok ka 3.8 milionë postime dhe gati 106 miliardë shikime, duke lënë pas të destinacionet e njohura turistike si Greqia, Italia, Kroacia dhe Franca.

Videot më të shumta janë postuar nga të huaj të cilët kanë vizituar Shqipërinë dhe përmes platformës Tik Tok ndajnë përvojën e tyre në vendin tonë.

“Mos shko në Shqipëri, nuk është vend i sigurt”, thotë në një prej videove të saj Alyne Tamir, ndërsa tregon se Shqipërinë e ka vizituar tashmë 5 herë, duke e përshkruar si një vend të bukur, me njerëz miqësorë dhe me shumë mundësi për të eksploruar, nga malet, deti, kështjellat.

Italianët mbeten në krye të listës së të huajve që vizitojnë Shqipërinë. “Unë jam një Italian në Shqipëri”, është fjalia e parë dhe kthyer tashmë në trend të shumvë videove të italianëve, të cilët tregojnë për pushimet e tyre në Shqipëri.

Videot e Roberto Mazzukos, që ofron shtëpi në Shqipëri me vetëm 10 mijë euro, janë bërë virale në TikTok. Ndonëse me ironi ai jep çmime absurde, italiani tregohet i kujdesshëm në shumë video të tregojë se përse bashkëkombësit e tij duhet të investojnë në Shqipëri.

Në videot e tij Roberto tregon numrin e shumtë të turistëve, si ekonominë që po zhvillohet në Shqipëri.

Sa i përket destinacioneve turistike, Riviera Shqiptare është ndër më viralet në Tik tok dhe videot janë parë mbi 230 milionë here. Videot për Ksamilin që krahasohet me Maldivet janë të pafundme.

Bukuritë natyrore, çmimet e lira, ushqimi i mirë, mikrpritja e shqiptarëve janë kryefjalë e videove që të huajt bëjnë për Shqipërisë.

Këta turistë janë kthyer kështu në një zë të fortë dhe të rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë dhe përmirësimit të imazhit të vendit tonë, ndryshe nga vite më parë, që Shqipëria nuk konsiderohej një vend jo i sigurt dhe i rrezikshëm.

/abcnews.al