“Të heqim ryshfetin në administratë”, Rama-qytetarëve: Mos shkoni në sportele, përdorni kompjuterin

schedule16:35 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 16:35 - 2 Dhjetor, 2021

Kryeministri Edi Rama e ka nisur në Elbasan fushatën sensibilizuese për ligjin e Bashkëqeverisjes. Në një takim me qytetarët, kreu i qeverisë ndër të tjera tha se me këtë plaftormë, që do t’i jepet fuqia e ligjit, kërkohet që hiqet ryshfeti në administratë. Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos shkojnë në sportele, por të përdorin e-Albania për të tërhequr dokumentet që u duhen.

Lexo edhe: Ligji për Bashkëqeverisjen, Rama: Për herë të parë qytetarët do të kërkojnë hesap për shërbimet

“Duam të heqim ryshfetin në administratë. Mos shko në sportel fare, përdor kompjuterin. Po qe s qytetarët do të bëjnë secili të vetë do të shikoni që ndryshimi do të jetë shumë i madh. Këtë pjesë do ta heqim nga faqja e hequr, pjesën e bakshishit për të marrë dokumenta. Nëse do të rrimë këtë jam i bindur se do të arrijmë dhe tjetrën nëse qytetari mësohet se shtetin e ka në dhe me një klik merr dokumentin, s’ka sportele dhe fytyra që i bëjnë presion. 

Atëherë do të jetë shumë më i padurueshëm kur i shfaqet dikush që i kërkon lekë. Duhet që qytetarët ta marrin mesazhin shumë qartë. Secili duke bërë këtë provë, e para njëherë do i heqë vetes një siklet për të hequr një dokument. Dot sfidojë qeverinë dh administratën që të përgjigjet. Nëse këto që do ju them është kollaj që të kthehemi prapë tek sporteli. Sot ne kemi bërë gjithë këtë investim për t ardhur në ditën që t’ju themi se jemi gati. Shumë prej këtyr shërbimeve dalin atje. Të gjitha shërbimet kërkohen në telefon dhe jo në sportel. Zyrat kanë për detyrë të thonë hajde paraqitur me letrat. Nëse nuk ta thonë atëherë është platforma Shqipëriaqë duam që thjeshtë ti lajmëron”, deklaroi kryeministri. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!