Avokati Idajet Beqiri foli në “News Live” për debatin lidhur me çështjen e Holta Zaçaj. Ai theksoi se krijoi konflikt të panevojshëm mes Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit.
Gjithashtu shtoi se Zaçaj e humbi betejën dhe se sipas tij duhet të japë dorëheqjen.
“Më duket një çështje e stisur. Shqiptarët përjetuan një përplasje të panevojshme lidhur me interpretimin e çështjes Xhaçka. Në një situatë të tillë Gjykata Kushtetuese gaboi sepse krijoi një konflikt të panevojshëm. Dhe kur ke bërë diçka të tillë që s’mund ti falet Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk duhet të futen në konflikt për problemet që kanë. Tani duket sikur kryetarja e Gjykatës Kushtetues meqë bërë këtë gabim, në një vend si Gjermania apo Franca jep dorëheqje. Futi në konflikt të panevojshëm dy institucione të rëndësishme të shtetit”, u shpreh ai, duke theksuar: “Kryesorja është për të zvogëluar gafën e madhe të vendimmarrjes të Gjykatës Kushtetuese, faktikisht duhet të ndalemi mirë, edhe institucionet dhe parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese, edhe presidenti duhet të luajë rolin e ndërmjetësit, pasi situata të tilla janë të pafalshme. Zaçajt i mbaron mandati në mars të 2025 dhe nuk pres të ketë ndonjë ndryshim”.
/abcnews.al/

