Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të hënën tragetet në Vlorë nisin punën me transportin e mallrave

schedule10:46 - 13 Maj, 2020

schedule 10:46 - 13 Maj, 2020

Nga e hëna e 18 majin do të rinisin punë tragetet në Vlorë, të cilët prej më shumë se dy muajsh për shkak të pandemsë kanë qenë pa punë.

Gazetari Elton Nika, raporton për Abc News se nga e hëna do të rifillojë puna vetëm për transportin e mallrave, ndërsa akoma nuk ka asnjë informacion se kur do të rinisin udhëtimet për qytetarët.

Ndër të tjera gazetari ka bërë me dije se në bordin e tragetit për të ruajtur sigurinë e udhëtarëve dhe të stafit do të ketë një staf mjekësor të vendosur në port, ndërsa në traget do të ketë një mjek që dol të masë temperaturën e stafit të tragetit dhe të shoferëve të kamionëve.

Ndërkohë gjithashtu bëhet me dije se pritet që në fillim të nisë me 3-4 herë në javë dhe më pas do të shikohet në varësi të Italisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!