Edhe pse e diela nuk ishte një ditë me mot të mirë, pronarët e hoteleve janë drejt fundit të përgatitjeve për nisjen e plazhit.
Në disa prej qyteteve bregdetare kanë bërë gati çadrat dhe shezllonët e distancuar nga njëri-tjetrit për të pritur pushuesit, duke filluar nga 1 qershori.
Po në Shëngjin ka ende kanë paqartësi për masat dhe pasiguri nëse do të ketë turistë.
Bizneset hoteliere janë gati që të nisin sezonin turistik, por janë të bindur që ka ende shumë probleme të pazgjidhura, dhe nuk e dinë se si do të nisë, pasi nuk ka udhëzime të përcaktuara për mënyrën se si do të funksionojnë.
“Ne i kemi gati po me rastin e koronavirusit ne nuk po dimë se çfarë rregulla të tjera do kemi, se nesër hapen kufijtë dhe mund të vijnë pushuesit”, thotë një prej pronarëve të hoteleve të pushimit.
Frika se nuk do ketë pushues, ka bërë që pronari i një hoteli në Shëngjin, të mos kthejë në punë stafin, dhe me vullnet të lirë do ta shtyjë hapjen.
“Na ka hyrë tmerri si biznes, dhe unë kam shtyrë afatin për datën 15 për pamundësi për ti paguar kot. Nëse Ministria e Turizmit na ndihmon i marr në punë, dhe nëse s’kam punë ju jep pagën e luftës, i marr që nesër”, thotë ai.
Moshapja e transportit publik është një tjetër pengesë.
“Punonjësit i kam nga fshatrat e Lezhës dhe me makinë private nuk ju del hesapi të vijnë. Po nuk u hap transporti, punonjësit nuk kanë me çfarë të vijnë. Edhe pushuesit e njëjta gjë. Vijnë me furgona nga Lezha në Shëngjin”, shprehet ai.
Ndonëse ndodhemi në fund të muajit maj Spille-ja ishte mësuar të shihej plot e përplot me pushues.
Por koha e pandemisë dhe distancimi social ka boshuar plazhin. Spille-ja gjatë sezonit turistik pret rreth 150 mijë turistë.
Siç duket dhe nga pamjet rëra është pastruar dhe pjesa më e madhe e hoteleve kanë vendosur çadrat në pritje të pushuesve.
Pandemia për bizneset që punojnë për afro 45 deri 50 ditë është duke i falimetuar.
Veç plazhit, Spille-ja njihet për një ajër të pastër dhe të freskët.
Një tjetër atraksion i bukur që i shtohet këtij bregdeti janë dhe rreth 7 km me pisha që e bëjnë dhe më të pastër ajrin e kësaj zone.
Edhe në Durrës ka nisur puna për pastrimin e rërës dhe sistemimin e çadrave dhe shezlloneve.
Ndërsa në Vlorë para hoteleve ato nuk janë vendosur në çdo hapësirë të plazhit./abcnews.al