Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Të hënën i drejtohem Knessetit, me të njëjtin format si Trump”, Rama: Sa më shumë lehin qentë, aq më shumë ecën karvani

schedule13:21 - 22 Janar, 2026

schedule 13:21 - 22 Janar, 2026

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama u shpreh se të hënën do i drejtohet parlamentit të Izraelit me të njëjtin format sic iu drejtua Presidenti Trump, duke e konsideruar ngjarjen, një tjetër vlerësim për Shqipërinë.

“Të hënën e ardhshme do kemi një tjetër nder të jashtëzakonshëm. Do i drejtohem parlamentit të Izraelit me të njëjtin format si Trump, si edhe një numri të kufizuar udhëheqësish të huaj. Por duke qenë se në këtë rast lista është e shkurtër dhe kundërshtarët e Bordit sapo e përfunduan numërimin, duke u thënë shqiptarëve se prania në Bord, është dicka mekanike, nënvizoj se për Shqipërinë për mua, konsiderohet ftesë cdo ftesë që nuk i bëhet të gjitha shteteve të botës.

Jemi një vend i vogël që e vetë zhduk për 50 vite, dhe kur hapi dyert u keqpërdor e keqqeveris, një vend që askush përvec meje dhe një grushti njerëzish që besuan kur PS thoshte ky është i cmendur mos i shkoni nga pas, nuk e ka menduar dot se do të ngjitej këtu ku është sot. Doni apo s doni ju, dhe ju na duheni këtu, se jeni këtu për ti kujtuar shqiptarëve ishullin e turpit. Dhe atyre që na besojnë, por edhe që hezitojnë të na besojnë I them kini besim, se do të ngjitemi aty ku jemi nisur. Dhe mos e harroni kurrë, sa më shumë lehin qentë aq më para ka shkuar karvani dhe aq më e madhe është bërë distanca mes karvanit dhe qenve.” u shpreh Rama./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!