Skënderbeu nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në një ndeshje shumë të bukur në Kamzë ndaj Kastriotit, me këta të fundit, që barazuan në minutat e fundit të sfidës. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i korçarëve, Julian Ahmataj.
“Erdhëm me besim se mund të fitonim, e kishim ndeshjen nën kontroll, përveç golit të parë të pësuar dhe mund të gjenim golin më shpejt. Kishim pak çekuilibrim në nisje të pjesës së dytë dhe u kapëm disa herë në befasi. Kur zëvendësova gjithçka u kthye në favorin tonë.
Duhet të kishim fituar, ta menaxhonim më mirë. S’duhet të ishim tërhequr aq mbrapa. Që nga e hëna ne marrim miratimin nga FIFA për merkaton sepse është çështje procedurale dhe kjo na dënoi sot dhe bëra vetëm tre zëvendesime.
Kemi pasur probleme në mënyrën e të pësuarit të golave që në fillim, duke mos reaguar në ,momente decizive, por blerjet e reja do na ndihmojnë për të hequr këtë defekt. Do e rregullojmë këtë problem. Kemi rënë dakord me disa lojtarë dhe të hënën do marrim miratimin, është e hapur merkato sepse është thjesht çështje procedurale.
Motivimi? Është pyetje e bërë nga shumë njerëz, por në Korçë mendojnë vetëm për futbollin. Tifozët ndjekin stërvitjet dhe çdo gjë në atë qytet rrotullohet te futbolli dhe motivim më të madh se të përfaqësuarit e Korçës nuk ka”, u shpreh Ahmataj. /abcnews.al