Të hënën, më datë 9 shtator nis viti i ri akademik në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se 25 shkolla të reja hapin dyert për nxënësit. Ndër të tjera kreu i qeverisë është ndalur te shkolla e re “Musine Kokalari”, e cila është gati të mirëpresë 800 nxënës dhe mësues, duke ofruar kushte sipas standardeve europiane me klasa të reja, laboratorë e terrene sportive.
“Edhe pak orë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor ku 25 shkolla të reja hapin dyert dhe të tjerat kanë përfunduar përgatitjet për të mirëpritur nxënësit në të gjithë vendin.
Shkolla e re “Musine Kokalari” është njëra prej tyre dhe tashmë është gati të mirëpresë më 9 shtator rreth 800 nxënës dhe mësues, duke ofruar kushte sipas standardeve europiane me klasa të reja, laboratorë e terrene sportive”, shkruan Rama.
/abcnews.al