Noizy është treguar gjithmonë shumë hermetik sa i përket jetës private. Në një intervistë që dha pak javë më parë në “Abc e pasdites”, reperi theksoi se martesa nuk është në planet e tij të afërta për shkak të angazhimeve dhe koncerteve të shumta.
Së fundmi, në një intervistë që ka dhënë në Kosovë, ai ka folur sërish për këtë pjesë. “Të gjithë u martuan, po ti?”, ishte pyetja që moderatori Labinot Gashi i drejtoi reperit duke i përmendur disa nga kolegë të tij që tashmë i kanë dhënë fund beqarisë.
“Po ma bëni xhind, kudo shkoj më thonë këtë. Për momentin nuk ka, me sa po shoh paskam ngelur mbrapa. Më duket vetja i pazot, s’jam i zoti. I kam bërë të gjitha në rregull vetëm për këtë s’po bëj taman. Jam i dedikuar pas punës.”, u shpreh mes të tjerash ai.
/abcnews.al