Të gjithë thanë se humbi, Barcelona fiton 55 milionë euro nga marrëveshja me Neymar

schedule18:18 - 30 Gusht, 2021

schedule 18:18 - 30 Gusht, 2021

Barcelona është në gjendje shumë të vështirë financiare, aq sa u detyrua të largoje edhe Leo Messin, por marrëveshja me Neymar duket se i ka dhënë një gjysmë fryme katalanasve.

Braziliani dhe klubi kishin prej vitesh një gjyq të hapur, ku braziliani kërkonte mbi 50 milionë euro, por në fund gjithçka u zgjidh pa nevojën e gjyqtarit sepse Neymar dhe Barça ranë dakord që klubi spanjoll t’i paguajë 16 milionë euro lojtarit.

Me këtë lëvizje duket sikur Barça është e humbura, por Mundo Deportivo deklaron se me zgjidhjen e kësaj marrëveshje, klubi ka mundur të zhbllokojë rreth 55 milionë euro, që janë në dispozicion tashmë për të mbyllur një nga “gropat” e shumta ekonomike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!