Të gjithë sytë nga Rita Ora, këngëtarja shfaqet e veshur kuq e zi në Festivalin e Filmit në Venecia

schedule14:37 - 31 Gusht, 2023

schedule 14:37 - 31 Gusht, 2023

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, bëri një hyrje spektakolare në Festivalin e Filmit në Venecia të enjten. Ajo u shfaq e veshur me fustan kuq e zi dhe përshëndeste me duar nga varka.

32-vjeçarja edhe këtë herë nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen e publikut, duke mos shpëtuar as dhe një moment nga “syri” i paparacëve.

Kujtojmë që Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga La Biennale di Venezia dhe drejtohet nga Alberto Barbera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!