Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të gjithë sot jemi UÇK, drejtësi dhe liri për çlirimtarët”, Azgan Haklaj: Momenti që shqiptarët të tregojnë veten!

schedule12:18 - 29 Shtator, 2025

schedule 12:18 - 29 Shtator, 2025

Pas Prishtinës dhe Hagës, ndalesa e protestave në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është Tirana.

Në zemër të vendit, sheshi Skënderbej pritet të mbledhë mijëra qytetarë në 17 tetor.

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati bëri thirrje për pjesëmarrje masive, si një mesazh i fortë kundër drejtësisë ndërkombëtare në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, që sipas tyre nuk është e tillë.



“Pas protestës së mbajtur në Prishtinë dhe në Hagë, protestën e radhës do ta organizojmë në Tiranë. Arsyet janë të qarta dhe të njohura për opinionin publik, padrejtësia që po ushtrohet në Gjykatën special ndaj ish-krerëve të UÇK-së ne Tirane date 17 tetor, ora 17:00”

Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk e kanë harruar mbështetjen e Tiranës zyrtare. Ata shprehen mirënjohës për mbështetjen e qeverisë dhe qëndrimin e qartë publik të shefit të qeverisë, Edi Rama.

“Tirana është duke bërë shumë për krerët e UÇK, sidomos kryeministri Edi Rama. Qeveria shqiptare është duke punuar shumë. Ajo ka kërkuar një rezolutë të përbashkët me Kosovën në Këshillin e Evropës, sepse Shqipëria mund ta bëjë, sepse është pjesë e saj, por unë besoj se ndihma e qeverisë shqiptare nuk do mungojë në këtë drejtim.”

Në Tiranë prej ditësh janë vendosur postera të mëdhenj me portretin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqi, dhe Rexhep Selimit me moton “Liri për Çlirimtarët”.

Krerët e UÇK ndodhen në paraburgim prej pesë vitesh, ndërsa protestat në mbështetje të tyre vijnë në një moment delikat të procesit gjyqësor, një proces drejtësia e të cilit është e paragjykuar nga disa fakte që kompromentojnë rolin e prokurorëve, por edhe në një moment të vështirë për Kosovën, që tashmë e ka të pezulluar  dialogun e saj strategjik me SHBA-të.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!