Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Të gjithë shqiptarët e Europës / Stiven Shpendi fiton derbin e familjes, vëllai binjak humb penallti

schedule15:38 - 15 Mars, 2026

schedule 15:38 - 15 Mars, 2026

Mbiemrin e kanë të njëjtë, por këtë herë fati I tyre ishte I kundërt. Stiven e Kristian Shpendi janë sulmues të shquar të Serisë B italiane, në pritje për të qenë standard në formacionet e Serisë A, ndërsa kjo fundjavë u dha emocione të kundërta.

Stiveni shënoi gol në barazimin 2-2 që ekipi I tij Empoli e barazoi në shtëpi ndaj Mantovës.

Toskanët po humbisnin 0-2 kur shqiptari 22-vjeçar realizoi duke ndihmuar në shmangien e humbjes.



Shpendi ka 11 gola e një asist në 27 ndeshje të kampionatit, duke qenë për momentin Këpuca e Bronzit.

Krejt ndryshe ndodhi me vëllanë e tij binjak, Kristianin, që humbi penallti.

Edhe ndeshja Çezena-Frozinone përfundoi 2-2, dhe miqtë kryesuan dy herë.

Shpendi pati mundësi të barazonte në 1-1 në fund të pjesës së parë, por gaboi nga 11 metra larg.

Vendimtar sërish Ernest Muçi në Turqi.

Futbollisti shqiptar krijoi golin e vetëm të ndeshjes mes Trabzonsporit dhe Rizesporit në Superligën e këtij vendi.

Depërtimi dhe harkimi I tij ndihmuan që Zubkov të pasonte për Onuaçun që realizoi në 51’.

Qazim Laçi nuk ishte në ekip këtë herë për Rizesporin.

Fitorja bën që Trabzonspor të ngjitet në vendin e dytë të Superligës, baraz me Fenerbahçen që humbi, dhe të jetë shumë pranë realizimit të objektivit për të shkuar në Champions sezonin që vjen.

Së fundmi, një lajm I mirë për kombëtaren ishte kthimi në fushë I Armando Brojës.

Sulmuesi kuqezi luajti vetëm dy minuta në barazimin pa gola Bërnli-Bornmuth, por të paktën la pas dëmtimin që e detyroi të humbiste katër ndeshje radhazi në Premier Ligën angleze.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!