Të gjithë po prisnin një reagim për faktet e zbuluara në libër, por çfarë bëri ish-shoqja e Meghan Markle

schedule15:03 - 18 Janar, 2023

schedule 15:03 - 18 Janar, 2023

Libri i shumëkomentuar i Princit Harry u publikua zyrtarisht më 10 janar, pas shumë intervistash dhe fakteve të zbuluara.

Ndërkohë që disa miq të Harry dhe Meghan Markle janë shprehur në mbështetje të çiftit, ka një person që ka heshtur, Jessica Mulroney lidhur me të vërtetat e bëra publike. Bëhet fjalë për ish-shoqen e ngushtë të Meghan.

Kjo e fundit dhe Jessica dikur ishin tepër të afërta. Ato krijuan një lidhje të fortë kur Markle u transferua në Kanada për të filmuar Suits. Sidoqoftë, dy zonjat u zënë në vitin 2020 kur infulencuesja Sasha Exeter thirri Jessica-n në komunitetin e blogjeve të modës.

Jessica kërkoi falje publike, duke përmendur Markle si një nga “shoqet e saj më të ngushta “. Në vazhdën e “Spare”, shoqja e dikurshme e Megan-it zgjedh të injorojë zemërimin dhe të përqëndrohet në familjen e saj të re.

Këtë javë ajo ndau dy foto që e tregonin me vajzën e saj më të vogël, Ivy. Jessica ka edhe dy djem binjakë, Brian dhe John. 42-vjeçarja postoi një klip në Instagram kur u publikua dokumentari i çiftit Netflix ” Harry dhe Meghan “, duke shkruar: ” Gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë ishte të mësoja se si të largohesha nga turma “./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jessica Mulroney (@jessicamulroney)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!