Aktorja turke Berguzar Korel e njohur nw Shqipwri me rolin e “Shehrezade”, sot feston ditwlindjen.
Ajo mbushi plot 38 vjeçe dhe në këtë ditë të veçantë nuk munguan urimet e shumta nga të afërmit dhe fansat e saj të shumtë. Madje nga këta të fundit, aktorja mori një dhuratë të pabesueshme.
Përmes një postimi në Instagram, aktorja tregoi se fansat kanë hapur një librari me emrin e saj, dhuratë e cila e emocionoi pafund. Libraria është hapur në një shkollë fillore dhe mban emrin “Berguzar Korel”. Sakaq, Korel i falenderoi fansat me një postim ku shprehej shumë e lumtur për këtë dhuratë.
“Ndihem sikur kam lindur sërish çdo ditëlindje, falë jush. Jam plot shpresë. Jam falenderuese. Jam mirënjohëse. Faleminderit shumë, prezenca juaj më bën të ndihem më e fuqishme dhe e lumtur. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar ajo. l.k/abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CEZOIrrpHGq/
https://www.instagram.com/p/CEZkCH0pn71/