Presidenti i Republikës, Ilir Meta në rrjetin social “Facebook” ka reaguar sërish pas thirrjes së tij për tubim mbarëpopullor në sheshin “Demokracia”. Meta kujton edhe njëherë se Referendumi është një e drejtë Kushteueese. Drejtuar qytetarëve ai thekson se kjo pakicë politike e ka tradhëtuar popullin, “Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve”, shkruan Meta.
Të dashur qytetarë!
Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia”!
Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit.
Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998.
Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor!
Shqipëria e Para!??
/abcnews.al