Të gjithë në mbështetje të familjes Sokoli

schedule14:55 - 28 Maj, 2019

schedule 14:55 - 28 Maj, 2019

Në Cherbourg të Francës, një familje shqiptare kërcënohet me dëbim. Mësuesit, stafi i kolegjit, prindërit, zyrtarë lokal dhe qytetarë kanë dalë në mbështetje të familjes shqiptare.

Mobilizimi u mbajt dje pasdite, para Kolegjit të Cherbourg (Manche), atu ku ndjek shkollën Dorentina Sokoli, njëra nga 4 fëmijët e familjes.

Më 6 maj 2019, policia u përpoq ta dëbonte familjen, pasi po qëndron ilegalisht në territorin francez. Situata ishte përkeqësua pasi familja kishte kundërshtuar dhe prefektura kishte hequr dorë nga operacionin.

Familja Sokoli arriti në Francë në vitin 2015 dhe një vit më vonë ishte vendosur në Cherbourg. Tani ajo po kërcënohet me dëbim për të lënë territorin francez (OQTF), vendim i miratuar nga prefektura e La Manche.

Kur policia bastisi në shtëpinë e familje shqiptare në 6 Maj, u kishte kërkuar që të dorëzonin pasaportat dhe të mblidhnin gjërat.

“Policët erdhën tek ne, ata kërkuan të dorëzonin pasaportat dhe na thanë për të bënim gati çantat”, tha Dorentina Sokoli, e cila është duke përfunduar edhe kursin e patentës.

“Është e nevojshme që ajo të kalojë provimet me qetësi, që ajo të ketë rezultate të mira”, argumenton profesori i historisë dhe gjeografisë François Hubert.

Grupi mbështetës gjithashtu dëshiron që të  rishqyrtohet situata e familjes. Sipas kolektivit, familja është integruar në mënyrë të përkryer.

 “Kjo është një familje shumë aktive, e integruar në bashkësinë e famullisë”, thotë prifti Olivier Lepage.

Grupi dëshiron që të merret parasysh edhe gjendja shëndetësore e babait të familjes. Gjendja e tij shëndetësore dhe mungesa e sigurisë në Shqipëri, bënë që ai bashkë me familjen të emigronte drejt Francës.

Nëse prefektura refuzon sërish kërkesë, grupi mbështetës e pohon se çështje do ta dërgojë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!