Koronavirusi është tema e momentit në çdo vend dhe përhapja e madhe ka shkaktuar kaos, panik dhe ankth te njerëzit. Italia është ndër vendet me situatën më të vështirë dhe njerëzit kanë nxituar nëpër markete për t’u furnizuar me ushqime.
Këtij veprimi nuk i kanë shpëtuar as disa lojtarë të Napolit. Lojtarëve u është bërë thirrje të evitojnë daljet dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, por Callejon, Llorente dhe Ospina, në shoqërinë e bashkëshorteve, kanë vendosur të furnizohen mirë.
Leggo raporton se treshja e skuadrës së Gattusos është parë rreth orës 24:00 të mbrëmjes së kaluar duke qëndruar në radhë për të blerë ushqimet e nevojshme. Një situatë e turbullt dhe frikës nuk i kanë shpëtuar as lojtarët, të cilët kanë vërshuar drejt supermarketeve. /abcnews.al
Coronavirus a Napoli: anche Callejon, Llorente e Ospina all'assalto dei supermarket https://t.co/S9ZPK9QdJF
— Leggo (@leggoit) March 10, 2020