Pas 12 orësh është shuar zjarri në Karaburun. Abcnews.al mëson se 8 punonjës nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, 8 zjarrfikës, 3 punonjës të pyjores dhe 12 vullnetarë nga Njësia Administrative Orikum dhe një mjet që furnizonte me ujë, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Ditën e nesërme një grup nga Agjencia Kombëtare e Zonave te Mbrojtura do të bëjë vlerësimin e dëmeve nga zjarri në zonën e mbrojtur në Karaburun./ abcnews.al