“Të gjithë mund të llogarisin ty sa herë që kanë nevojë”, Shakira shpreh krenarinë ndaj Pique

schedule08:58 - 18 Gusht, 2021

schedule 08:58 - 18 Gusht, 2021

Këngëtarja e njohur, Shakira, ka reaguar përmes rrjeteve sociale për të shprehur krenarinë për burrin e saj, Gerard Pique, i cili vendosi ta zvogëlonte pagën duke ia mundësuar Barcelonës që t’i regjistronte lojtarët e rinj. Në këtë mënyrë, ai është bërë futbollisti më i dashur i tifozëve katalunas brenda dhe jashtë fushës.

Këngëtarja kolumbiane publikoi një fotografi të bashkëshortit në Instagram, në të cilën ai festonte golin e tij, të shoqëruar me mesazhin e saj me dashuri.

“Shumë krenare me ty Gerard Pique! Skuadra jote, klubi yt, por edhe ne, familja jote, gjithmonë mund të llogarisim ty sa herë që kemi nevojë për ty!”, ka shkruar Shakira.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shakira (@shakira)

Aktualisht, çifti janë larg njëri tjetrit, pasi ajo ndodhet në pushim me dy djemtë e tyre, kurse Pique ka qëndruar në Barcelonë, pasi tashmë ka filluar sezoni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!