Të gjithë me lot në sy/ Të moshuarit në azilin e Fondacionit “Firdeus” emocionohen nga dhuratat

schedule21:57 - 30 Mars, 2023

schedule 21:57 - 30 Mars, 2023

Fatma Naçi e Meri Bejleri i janë drejtuar azilit për të moshuar të Fondacionit Firdeus, atje ku prej kohësh tashmë jetojnë së bashku një sërë të moshuarish. Fatma e Meri kanë ardhur me vajzat e konviktit ‘Firdeus’, për t’u sjellë disa dhurata të moshuarve që jetojnë në azil.

Me të parë vajzat, Fatmën e Merin, shumë prej të moshuarve mbushen me lot në sy… një grup i madh me njerëz po i viziton për t’i parë si janë me shëndet, si e kalojnë ditën… e ndonjëherë një i/e moshuar për kaq ka nevojë.

Punonjësja e azilit: Allahu ju ruajt që jeni bërë sebep për këtë fondacion, për të ndihmuar këta të moshuar… shikoni, sesi i mbushen sytë me lot të tërëve, sepse kanë nevojë për ndihmë. I duam, jemi si familje me ta.

Fatma: Ju duam dhe ne shumë e falenderojmë Zotin që këta njerëz kanë një staf të mirë si ju.

“Ku ka kështu, që të hash e të pish falas. Ju jeni si ëngjëj, na çoni edhe për vizita mjekësore. Një ëngjëll jeni.”-thotë një prej të moshuarve që qëndron në azil.

“Qofshi me jetë”-i thotë një e moshuar një prej vajzave të konviktit ‘Firdeus’. Vajzat kanë ardhur me një sërë dhuratash pikërisht për këta të moshuar.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!