Çekia i bashkohet Polonisë e Suedisë, duke kundërshtuar përballjen me Rusinë në fazën play-off të Kupës së Botës “Katar 2022”. Shkak është bërë lufta në Ukrainë.
Federata e Futbollit në Çeki shkruan: “Komiteti ekzekutiv i federatës çeke, anëtarët e stafit dhe lojtarët e ekipit kombëtar ranë dakord se nuk është e mundur të luhet kundër kombëtares ruse në situatën aktuale, madje as në një vend neutral.
Të gjithë duam që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”. Me Rusinë direkt ndeshet Polonia, ndërsa nëse rusët fitojnë gjen në finalen e Play-off fituesin e çiftit Çeki-Suedi. / abcnews.al