Të gjithë kundër pavarësisë së Katalonjës dhe në mbështetje të Spanjës

schedule20:44 - 27 Tetor, 2017

schedule 20:44 - 27 Tetor, 2017

Shpallja e pavarësisë nga Katalonja shkaktoi reagime të shumta ndërkombëtare. Duke filluar nga BE e deri tek SHBA të gjithë janë shprehur në mbështetje të qeverisë së Spanjës. Vetëm Skocia ka mbështetur vendimin e parlamentit të Katalonjës.

Shpallja e pavarësisë së Katalonjës nga Spanja ka shkaktuar shumë reagime ndërkombëtare. “Nuk kemi asgjë tjetër për t’i shtuar asaj që kemi thënë më herët ne mbeshtetje te Spanjes- tha një zëdhënës I Komisionit Europian lidhur me shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga Katalonja. Më herët presidenti Zhan Klod Junker kishte konfirmuar publikisht se është “kundër të gjithë separatistëve në Europë”. Edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Bashkimit Europian kishin theksuar rëndësinë e respektimit të shtetit të së drejtës dhe të kushtetutës së Spanjës.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i bëri thirrje qeverisë spanjolle që “të përdorë forcën e argumentit në vend të argumentit e forcës”, duke e siguruar Madridin se Bashkimi Evropian do të flasë vetëm me Spanjën.
Ndersa presidenti I Parlamentit Europian Antonio Tajani u shpreh se askush ne Europe nuk do te njohe pavaresine e Katalonjes. “Ne nuk do ta njohim kete votim”- tha Tajani, duke shtuar se gjithmone duhet respektuar shteti i se drejtes.
Gjithashtu edhe shteti si: Franca, Gjermania, Italia, Britania, shumë të tjerë janë shprehur në mbështetje të Spanjës dhe kundër pavarësisë së Katalonjës. Lidhur me ktë çështje ka ardhur një reagim dhe nga Uashingtoni. “Katalonja është pjesë e Spanjës dhe SHBA mbështesin masat kushtetuese të qeverisë spanjolle për të mbajtur vendin e bashkuar”- shkruhet në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
I vetmi shtet që mbështet pavarësinë e Katalonjës është Skocia. Shefja e Kulturës, Turizmit dhe Punëve të Jashtme, Fiona Hyslop, ka siguruar në emër të qeverisë, se ky shtet do të respektojë vendimin e ekzekutivit katalanas. “Ndërsa Spanja ka të drejtën të kundërshtojë pavarësinë, populli i Katalonjës duhet të jetë në gjendje të përcaktojë të ardhmen e vet. Deklarata e pavarësisë erdhi pas thirrjeve të përsëritura për dialog”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, për këtë çështje Aleanca ushtarake NATO dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë kërkuar që të gjendet një zgjidhje paqësore me anë të dialogut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!