Të gjithë kundër Alibeajt/ “Zgjedhorja”, Bardhi mbledh 47 firma për ndryshimin e bashkëkryetarit

schedule18:15 - 25 Janar, 2024

schedule 18:15 - 25 Janar, 2024

Gazment Bardhi ka bashkuar forcat me deputetët e Partisë së Lirisë për të larguar Enkelejd Alibeajn nga karrigia e bashkëdrejtuesit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Këtë të enjtë, kreu i grupit më të madh të opozitës, ka çuar për të dytën herë në Kuvend listën e tij për përbërjen e Komisionit të Zgjedhores, që vendos në vend të Alibeajt, Oerd Bylykbashin e Foltores.

Në Shtator Bardhi e dorëzoi këtë kërkesë me 43 firma deputetësh por këmbëngulja e Bashës për të mbajtur aty Alibeajn ka bërë që Bardhi të zgjerojë numrin e firmave, edhe me 4 deputetë të tjerë, 3 të partisë së Ilir Metës, dhe Agron Shehaj, që është larguar nga të gjitha grupimet demokrate.

“Është e drejtë e trupës që ka mandatuar përfaqësuesit që të rishoh rolin e tyre, si dhe t’i mbajë përgjegjës kur cënohen interesat politike apo kur shpërdorohet besimi i dhënë. Në këtë kuptim, koha e mjaftueshme prej 22 muajsh për të ushtruar përgjegjësinë e ngarkuar dhe mungesa e progresit në këtë çështje, e bën të domosdoshëm ndryshimin e përbërjes së Komisionit.”

Por Bardhi ka menduar dhe për Lulzim Bashën. Nese Kuvendi ia pranon këtë kërkese Bardhit, grupit i tij, shpeh gatishmëri, për t’i lërë një karrige në këtë Komisiont, për të qenë zëri i tij.

“Grupi parlamentar shpreh gadishmërinë për të tërhequr një anëtar nga propozimi dhe caktimin e njërit prej kolegëve që mungon në mbledhje.”

Njëherësh, Bardhi ia ka nisur këtë letër Kuvendit, në dijeni të grupit të PS-së, Bled Çuçi dhe ambasadave më të rëndësishme në vend, edhe si një mundësi për t’u ulur palët në dialog e për të ndryshuar situatën bllokuese parlamentare.

Do të jetë në vendimarrjen e Nikollës, nëse do e konsiderojë këtë letër të dytë të Bardhit, apo kjo do të ketë fatin e të parës, që u rrëzua në Kuvend, me vetëm votat e socialistëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!