“Të gjithë kapitujt për integrimin, brenda 2025″/ Presidentja e KE, Von der Leyen takon presidentin Begaj

schedule15:30 - 24 Tetor, 2024

schedule 15:30 - 24 Tetor, 2024

Në ditën e dytë të vizitës në Tiranë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, zhvilloi takim me kren e shtetit, Bajram Begaj, herët paradite. Ata diskutuan për integrimin, tashmë që zyrtarisht vendi ynë ka hapur dhe grup-kapitullin e parë.

Siç Presidenca informoi, Begaj “përgëzoi Presidenten von der Leyen për vendosjen e integrimit të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE në krye të përparësive përgjatë mandatit të dytë të saj si Presidente e Komisionit Evropian”. Këtu përmendi dhe angazhimin e saj, për përshpejtimin e hapjes së të gjithë kapitujve me Shqipërinë deri në fund të vitit 2025.

“Shqipëria dhe institucionet shqiptare do të përmbyllin në kohë dhe me sukses kapitujt themelorë, duke ecur në këtë mënyrë më të njëjtin ritëm me aspiratën e shqiptarëve për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”, është shprehur ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!