“Të gjithë kapitujt në 2025″/ Vizita e Gonzatos, Shehi: Hap i rëndësishëm, po i afrohemi më shumë Evropës

schedule18:32 - 31 Tetor, 2024

schedule 18:32 - 31 Tetor, 2024

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi thotë se vizita e ambasadorit të BE, Silvio Gonzato në Tiranë, i cili dorëzoi progresraportin për vendin tonë, është një hap i rëndësishëm në lidhje me integrimin.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Shehi u shpreh se po ia frohemi më shumë Bashkimit Evropian.

“Kjo është një gjë e mirë për Shqipërinë, pas shumë vitesh, po i afrohemi diçka Evropës. Unë uroj që të ndodhë, ky është rrugëtim i gjatë, ka filluar 35 vjet përpara. Shpresojmë që kjo të jetë hera e fundit, e quaj pozitive që është hapur zyrtarisht, e quaj pozitive edhe diçka tjetër, që pjesa e parë e raportit është për çështjet e shtetit, drejtësia, pavarësia e institucioneve, parlamenti, të drejtat e njeriut, raporti me mediat, të gjithë elementët shtetformues, që ne shqiptarët gjatë gjithë këtyre viteve , kemi treguar që nuk i bëjmë dot kollaj, dhe atëherë është më mirë që të shkojmë bashkë me Evropën në këtë rrugë.

Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Evropa ka qenë hapsirë ekonomike, tregtare, financiare, tregtare, për Shqipërinë është dyfish e rëndësishme. Përveç këtyre elementëve ekonomikë, ka edhe elementë shtetformues, që nuk i bëkemi dot vetëm, e quaj shumë të rëndësishme që po hapen, që ai zotëria ka ardhur atje. Ato që tha, për mua ishin të vlefshme, përveç që elementi që mund t’i ketë rrëshqitur, kur thotë ne mbështesim, ndjekim qeverinë shqiptare, duhet instituciont shqiptare, shtetin shqiptar. Drejtësia nuk është e qeverisë, parlamenti nuk është e qeverisë. Kjo do të ishte më e plotë, më diplomatike dhe më profesionale. Ai i tha mirë kolegëve të oozitës, që parlamenti është hapsira më e madhe opozitare, ishalla më dëgjojnë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!