“Të gjithë jemi dashuruar dikur me 1 kushërirë”, Iliri i lë banorët “gojëhapur”: Kur u bë nuse isha xheloz

schedule21:47 - 31 Janar, 2022

schedule 21:47 - 31 Janar, 2022

“Big Brother VIP” i ka dhënë për detyrë banorëve të tij të tregojnë historitë e tyre më të bukura të dashurisë.

Gjatë një bisede me Tan Bramën, Ilir Shaqiri i ka habitur të gjithë.

“Fol për hallën, ose për kushërirën. Të gjithë e kemi pasur në fis një kushërirë që jemi dashuruar dikur, dashuruar në mënyrë platonike themi”, ka thënë ai, teksa ka rrëfyer një histori të vetën.

Ndërkohë ka vazhduar të më tej: “Unë kam pasur një kushërirë (dhe e kam akoma) super të bukur, super yll. Oo kur është bërë nuse ajo unë isha xheloz, na e mori ky thoja! Sa e mirë! Alma të përshëndes zemra, je shumë e mirë! Kam qenë kalama, 10 vjeç. Ishte shumë e bukur Alma dhe është shumë e bukur”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!