“Të gjithë e dinë që jam çuni i Gones”, Alban Ramosaj dedikim të ndjerë të ëmës

schedule15:39 - 21 Qershor, 2022

schedule 15:39 - 21 Qershor, 2022

Në familjen e këngëtarit, Alban Ramosaj sot ka festë. Mamaja e tij, Antigona ka ditëlindjen dhe mbush 50-vjeçe. Padyshim, nuk kishte se si të mungonte edhe urimi i Albanit, i cili ka postuar një foto të tyre shumë të ëmbël.

“Të gjithë e dinë që jam çuni i Gones dhe që e kam mamin Mbret. Sot po festojmë 50 vjetorin, nëse ekziston rimishërimi do të zgjidhja gjithmonë të isha djali jot. Jam kaq shumë krenar dhe me fat për shpirtin, karakterin, personalitetin që ke dhe për 50 vite ke ndriçuar duke sjellë gëzim dhe të qeshura në çdo vend ku të shkel këmba. Je shembull për tu marrë nga çdo prind. Madje do të jesh më tepër një ditë kur të publikoj librin tim autobiografik”, ka shkruar ai krahas fotos.

Kujtojmë që Albani, fitoren e festivalit “Kënga Magjike” ia dedikoi nënës së tij, duke i emocionuar të gjithë pasi rrëmbeu çmimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!