Të gjithë do të “plagosemi”!

schedule09:47 - 25 Shkurt, 2022

schedule 09:47 - 25 Shkurt, 2022

Lufta Rusi-Ukrainë ka nisur dhe askush nuk e di sa do të zgjasë. Në një mënyrë apo në një tjetër, ajo do të ndikojë në jetën e gjithsecilit në këtë planet.Diku më pak, për shembull në Zvicër, diku më tepër, për shembull në Shqipëri.

Po po, edhe sikur mbi territorin tonë të mos fluturojë asnjë avion luftarak, të mos hidhet asnjë rraketë, të mos shkelë asnjë ushtar përveç atyre të NATO-s, lufta që ka plasur 2000 kilometra larg nesh, do të “plagosë” shumicën e shqiptarëve.

Dikë më lehtë, të pasurit, dikë më rëndë, të varfrit. Mbase jo të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se çfarë do të ndodhë me çmimet e gjithçkaje në ditët dhe muajt që vijojnë. Ato do të rriten, miq. Është e paevitueshme.

Dikush mund të thotë që do bëjmë si do bëjmë, do përshtatemi dhe do të mbijetojmë. Jam dakord. Lufta është diçka që nuk varet nga ne, nuk bëjmë dot asgjë për ta ndalur atë. E megjithatë diçka mund ta bëjmë që sot, duke mos e lodhur fare trurin; të mbajmë anën e duhur në këtë konflikt. E them këtë sepse po shohim që disa tipa, hapur apo fshehur, po mbajnë anën e “ariut rus”.

Kjo nuk është lufta e rusëve o miq, kjo është lufta e “putinëve”. Si mund të mbash anën e dikujt që me kokën e tij të çmendur ka vendosur që në rastin më të keq të të vrasë, në rastin më të mirë të të fusë dorën në xhep, duke të pakësuar bukën e fëmijëve?!

Ne jemi me NATOn!

Ne jemi me Amerikën!

Ne jemi me Bashkimin Evropian!

Ne jemi për Ukrainën e lirë!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!