Gjergji Xharo ka analizuar situatën e rrogave te Partizani. Zyrtari i klubit të kuq tregon ndryshimin me klubet e tjera në një lidhje direkte në emisionin “Fan Zone” në Supersport, aty ku flet edhe për kontratat, Ramën, trajnerin Sormani dhe merkaton.
SUPERLIGA – “Do të presim fundin për të bërë llogaritë e për të parë ku kemi çaluar. Nëse do të ishte kaq e thjeshtë, do të kishim 10 ekipe kampione. Tani kemi Tiranën në vend të pare,të gjithë hodhën dyshime në fazën e parë, por tani janë në krye. Mund të fitojmë 10 ndeshje e të renditemi më lartë në klasifikim. Për rifillimin e kampionatit Partizani nuk di asgjë më shumë se klubet e tjera”.
RROGAT – “Ka dalë një dokument i klubit dhe nuk na prish shumë punë. Është një dokument që është keqinterpretuar në media. Mesa di unë, 9 skuadrat e tjera nuk janë paguar për marsin, ndërsa Partizani ka vendosur t’iu japë lojtarëve 30-40% të pagës së tyre. Kjo është diçka shumë e mirë, pasi ka paguar para për lojtarët ndryshe nga klubet e tjera. Ne e kemi me dokumente që do ta paguajmë dhe mund të bëjmë si presidenti i Tiranës”.
KONTRATAT – “Kontratat janë sezonale dhe duhet përfunduar kontrata për t’u rinovuar tjetra. Nëse futbolli fillon në qershor, futbollistët do paguhen si vitet e tjera. Rama? Olsi Rama është një nga drejtorët më të mirë me të cilin të gjithë do donin të punonin. Sormani një nga italianët më të mirë që kam njohur”.
MERKATO – “Nuk besoj se ka ndonjë klub që po mendon për merkaton pasi ne jemi të paqartë për këtë sezon. Besoj se ashtu si në vitet e fundit, Partizani është një klub që mendon me qetësi dhe siguri për merkaton. U largua një trajner, u mor koha për të gjetur një trajner tjetër dhe ne jemi një klub që nuk marrim vendime të nxituara”. /abcnews.al