Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Të gjithë ata që do të fluturojnë drejt Italisë duhet të kenë dijeni për këtë njoftim

schedule09:30 - 13 Janar, 2020

schedule 09:30 - 13 Janar, 2020

Dy fluturime të Alitalias do të anulohen më 14 janar.  Lajmi është bërë me dije nga Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili njofton se shkak është greva e lajmëruar e kontrollorëve të trafikut ajror.

AAC sqaron se të gjithë udhëtarët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit të tyre.

Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë se për shkak të një greve të lajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror në datë 14/01/2020, ora 13:00 me 17:00, do të anulohen fluturimet e Alitalias si më poshtë:



AZ 584 ROME-TIRANE 13:30

AZ 583 TIRANE-ROME 15:45

Të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit të tyre”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”, thuhet në njoftim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!