“Të gjithë argëtoheshin me Skënderbeun, vetëm një klub mund t’i kopjojë korçarët”

schedule21:19 - 15 Maj, 2020

schedule 21:19 - 15 Maj, 2020

Periudha e artë e Skënderbeut u shoqërua me trofe të shumtë, suksese të mëdha në kompeticionet evropiane dhe shitje lojtarësh. Asnjë klub shqiptar nuk ka bërë më mirë në Evropë sesa korçarët, që ia dolën të luanin dy herë në fazën e grupeve të Europa League.

Haris Fakic korri suksese gjatë kohës që mbajti postin e drejtorit sportiv të Skënderbeut dhe, në bashkëpunim me Shkumbin Qormemetin, menaxherin e njohur shqiptar, ia dolën të bënin biznes të shkëlqyer me shitjen e emrave si Peter Olayinka, Bernard Berisha dhe Liridon Latifi.

Fakic vlerëson shumë edhe presidentin Takaj në prononcimin e dhënë për “Fan Zone” në Supersport, teksa thekson se Tirana është i vetmi klub shqiptar që mund të arrijë të njëjtin sukses në panoramën evropiane.

RIFILLIMI – “Akoma nuk kemi lajme zyrtare se kur do të rinisë kampionati në Maqedoni. Sigurisht që situata e krijuar do ketë ndikim edhe në futboll. Çështja e transferimeve sigurisht që do ketë ndryshime”.

SKËNDERBEU – “Ne shpresojmë që gjithçka të shkojë shumë mirë te Skënderbeu dhe nuk dua të mendoj të punoj në një tjetër klub shqiptar përveç korçarëve. Kemi shpresë që gjithçka te Skënderbeu do shkojë shumë mirë, kjo verë do jetë vendimtare për të gjithë ne”.

SUKSESET – “Nuk mund të them tani sa kohë do duhet që të arrihen sukseset e Skënderbeut. Bardhekuqtë kishin gjysmën e projektit të bërë para se të vija unë. Presidenti është i shkëlqyer dhe duke bashkuar forcat arritëm sukseset. Të gjitha lavdërimet janë për presidentin Takaj”.

SUPERIORJA – “Tirana është klubi i vetëm që unë mendoj se mund të arrijë sukseset e Skënderbeut”.

TRANSFERIMET – “Ka shumë arsye që nuk ka transferime të bujshme në Superiore. Kjo ndoshta është për shkak të paraqitjeve të skuadrave shqiptare ne Evropë. Mungon një skuadër si Skënderbeu që të përfaqësojë Shqipërinë në Evropë. Nuk ka dhe nuk pres të ketë më transferime si më parë, siç bëri Skënderbeu”.

EUROPA LEAGUE – “Ka qenë një periudhë shumë e bukur. Kualifikimet tona i shikonin të gjithë dhe argëtoheshin. Edhe tani kur i kujtoj ato kohë, emocionohem. Duhet të punojmë të gjithë bashkë për të arritur përsëri aty”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!