“Të gjitha vendet e Mesdheut duhet të reagojnë ndaj krizës klimatike”, Mattarella dhe 5 krerë të tjerë shtetesh apel

schedule14:10 - 3 Gusht, 2023

schedule 14:10 - 3 Gusht, 2023

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella, sëbashku me homologët e tij të Greqisë, Kroacisë, Maltës, Portugalisë dhe Sllovenisë, të gjithë anëtarë të Grupit Arraiolos, u zotuan të mbështesin iniciativat e përbashkëta të veprimit kundër krizës klimatike dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera të Mesdheut dhe komunitetit ndërkombëtar për ta mbajtur këtë çështje në krye të agjendës së tyre politike.

Në2 apelin e tyre tyhueht se të gjithë vendet duhet që të reagojnë ndaj një fenomeni të tillë.

 “Siç pritej, kriza klimatike ka mbërritur dhe ka marrë përmasa shpërthyese, aq sa tashmë flitet për një gjendje të jashtëzakonshme klimatike”, thuhet në apel.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në fund të korrikut e quajti krizën aktuale një gjendje ‘vlimi global’.

Efektet e tij janë veçanërisht të dukshme në rajonin tonë, Mesdheun, i cili është i prekur rëndë dhe në rrezik të menjëhershëm jo vetëm nga mungesa e ujit dhe energjisë elektrike, por edhe nga përmbytjet, valët e përhapura të të nxehtit, zjarret dhe shkretëtirëzimi.

Dukuritë ekstreme natyrore po shkatërrojnë ekosistemin dhe po kërcënojnë jetën tonë të përditshme, stilin tonë të jetesës.

“Nuk ka më kohë për të humbur, nuk ka më kohë për të bërë kompromis për arsye politike apo ekonomike. Është e domosdoshme të veprohet dhe të ndërmerren nisma urgjente dhe efektive. Të gjitha vendet e Mesdheut duhet të koordinohen dhe të reagojnë, të angazhohemi në një përpjekje kolektive për të ndalur dhe rikthyer efektet e krizës klimatike“, është shprehur presidenti italian.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është detyrë e të gjithëve ne të veprojmë në këtë drejtim dhe të miratojmë politika konkrete që synojnë këtë përpjekje. Rritja e ndërgjegjësimit të publikut, edukimi dhe frymëzimi i etikës së përgjegjësisë mjedisore tek të gjithë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!