Të gjitha përballjet e Ilir Metës me Gjykatat

schedule22:46 - 6 Shtator, 2022

schedule 22:46 - 6 Shtator, 2022

Nga Elona Gjylmi

Ilir Meta e ka treguar se nuk e ka problem Përballjen në gjykata.

Gjatë 5 viteve si president, ndryshe nga çdo paraardhës ai ka paraqitur padi penale ndaj titullarëve të shtetit, si dhe është përballur me mazhorancën në Gjykatë Kushtetuese dhe Komisionin e Venecias

Në shkurt 2020 presidenti paditi në SPAK kreun e KED, Ardian Dvorani, Ministren e Drejtësisë, sekretarin e saj të përgjithshëm dhe drejtorinë QBZ.

Arsyeja ishte përzgjedhja e Marsida Xhaferllarit dhe Arta Vorpsit për anëtare të gjykatës kushtetuese. Meta e akuzonte Dvoranin se i kishte vjedhur kompetencat. Ministren e Drejtësisë dhe vartësit e saj si pjesë të grushtit të shtetit duke publikuar në fletoren zyrtare listën e kadidaturave të KED. Vetëm ndaj Dvoranit nisi hetimi që u pushua pas 2 vitesh . Apeli la në fuqi pushimin  dhe tashmë çështja është në Gjykatë të Lartë

Në SPAK u paditën dhe ministrat Balluku dhe Ahmetaj dhe të gjithë të tjerët që kishin marrë pjesë në hartimin e ligjit për metrologjinë. Hetimet nuk u filluan asnjëherë sepse SPAK gjykoi se është proces legjislativ.

Në Venecia Meta ka shkuar disa herë. Qoftë si palë që kërkonte opinion, qoftë si pale interesi.

Fillimisht për shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 2019-s,dërguar nga mazhoranca. Më pas për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me kërkesë të presidencës dhe mazhorancës. Së treti për paketën antishpifje, dërguar nga Këshilli Europës. Ligji ishte kthyer nga presidenti dhe pas Venecias, mazhoranca nuk e shqyrtoi më.

Hera fundit ishte për ndryshimet e 2020 në Kushtetutë dhe kodin zgjedhor, ku përjashtoheshin koalicionet. Ndryshimet u bënë me votat e opozitës parlamentare.

Edhe në gjykatën kushtetuese përballjet kanë qenë disa. Sapo ajo nisi të funksiononte iu desh të shqyrtonte padinë e qeverisë për refuzimin e Presidentit për të dekretuar Gent Cakaj si ministër të jashtëm.

Padinë e presidentit për teatrin Kombëtar.

Padinë për ligjin për policinë e shtetit, të cilin presidenti e kishte kthyer me dekret. Ligji parashikonte përgjime të pautorizuara nga policia e shtetit dhe ishte pjesë e paketës KCCK. Presidenti ishte palë interesi në çështje.

E fundit ishte padia e shoqatës së bashkive dhe presidentit për pavlefshmërinë e zgjedhjeve vendore 2019. Gjykata e la pa zgjidhje sepse nuk u arrit korumi.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!