Të gjitha detajet nga dasma e fshehtë e Ariana Grandes

schedule16:18 - 18 Maj, 2021

schedule 16:18 - 18 Maj, 2021

Ariana Grande dhe partneri i saj, Dalton Gomez lidhën kurorë në fshehtësi të plotë. Këngëtarja 27 vjeçare konfirmoi se ishte martuar fundjavën e kaluar në një ceremoni sekrete në shtëpinë e saj në Montecito, Kaliforni. 25 vjeçari i propozoi këngëtares një vit pasi lidhja e tyre u bë publike majin e kaluar, kur ata u shfaqën së bashku në videoklipin “Stuck With U”.

Ariana Grande Marries Dalton Gomez in Private Wedding Ceremony - E! Online

Sipas TMZ, çifti zgjodhi një ceremoni të vogël me disa të ftuar ku shkëmbyen betimet e dashurisë. Një burim i afërt pranë këngëtares, fitueses së Grammy-t tha se ceremonia u zhvillua në zonën ku jetojnë Oprah Winfrey, Ellen DeGeneres, Princi Harry dhe Meghan Markle, dhe se asnjëri prej tyre nuk dëshironte të priste më gjatë.

Ariana Grande 'marries fiance Dalton Gomez in secret wedding' at her $6.75M  California mansion after one year together

Të njëjtat burime thonë se ata kishin vendosur që dasma e tyre të ishte verore dhe e thjeshtë. “Ishte elegante, por jo e tepruar. Ariana donte një dasëm me shije pa ekzagjerim. Ajo që ata të dy dëshironin ishte të ishin afër familjeve dhe njerëzve të tyre, për të shijuar momentin.”, tha burimi. /abcnews.al